Telegrafi

Mbyllet ndeshja dramatike: Nuk ka fitues në derbin mes PSG-s e Monacos

Monaco ka arritur t’i marrë një pikë Paris Saint-Germainit në Parkun e Princave, pasi ndeshja përfundoi 3-3.

Pas vetëm tre minutash lojës, Neymari i kaloi parisienët në epërsi me një asistim të bukur nga Marco Verratti.

Por, mysafirët u këndellën mjaftë shpejtë dhe i barazuan shifrat me anë të Gelson Martins (7’).

Ishte minuta e 13-të, atëherë kur Monaco e përmbysi rezultatin me golin e realizuar nga Wisam Ben Yedder, me një asistim të Keiat Baldes.

Mirëpo, mysafirët ishin të pafat, pasi lojtari i tyre, Ballo Toure (24’) shënoi auto-gol, për ta barazuar rezultatin.

Neymari ishte përsëri në listën e realizatorëve, e që tani shënoi nga pika e bardhë në minutën e 42-të.

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, sidomos nga numri i golave, pasi u shënua vetëm një.

Islam Slimani në minutën e 70-të i barazoi shifrat, duke bërë që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat.

Pas javës së 20-të, PSG gjendet në pozitën e parë ,e 46 pikë, ndërsa Monaco në të nëntin me 29. /Telegrafi/