Atletico Madridi ka arritur që në frymën e fundit të nxjerrë një barazim 2-2 ndaj Villarealit në kuadër të javës së tretë në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet për gol nuk munguan, por nuk ishte konkretizimi.
Në 45 minutat e dytë, ishte një shfaqje tjetër, pasi u realizuan plotë katër gola.
#AtletiVillarreal | 0-1 | ⏱️ 52' | GOAL! GOAL! GOAL! GOAL! WHAT A FINISH BY @Trigueros17 AFTER A FANTASTIC @santos_yeremy ASSIST!!!!!!! pic.twitter.com/UrgqbL7hhF
— Villarreal CF English (@VillarrealCFen) August 29, 2021
Ishte minuta e 52-të, kur mysafirët kaluan në epërsi me anë të Manu Trigueros, që u asistua nga Yeremi Pino.
Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi Los Rojiblancos i barazuan shifrat në 1-1 me Luis Suarezin që u asistua nga Angel Correa.
#AtletiVillarreal | 1-2 | ⏱️ 74' | GOAL! GOAL! GOAL! GOAL! GOAL! GOAL! @Danjuma GETS HIS FIRST FOR THE CLUB!!!! pic.twitter.com/c2SZOFEddZ
— Villarreal CF English (@VillarrealCFen) August 29, 2021
Villareali nuk u dorëzua dhe arriti të rikthente epërsinë për 2-1 me golin e shënuar prej Arnaut Danjuma, me Pinon që ishte sërish asistuesi.
Kur u mendua se sfida kishte përfunduar dhe Villareali po merrte tre pikë, Aissa Mandi shënoi auto-gol në minutën e 90+6, për t’ia siguruar Atletico Madridit një pikë.
Pas javë së tretë, Atletico Madridi ka arkëtuar shtatë pikë, e në xhiron e katërt do të ketë punë me Espanyolin. /Telegrafi/