Site icon Telegrafi

Mbyllet edicioni i parë i festivalit “Ditët e Shqiptarit”

 

Gjatë mbrëmjes së djeshme, pas shfaqjes së filmit “Adnan Kafazi” dhe performancës së këngëtares Edona Reshitaj, është përblyllur edhe ediconi i parë apo debutues i festivalit “Ditët e Shqiptarit”, festival i organizuar nga organizata “Fondacioni për Gjakovën”.

Në një intervistë për Telegrafin, Albina Varaku, pjesë e stafit organizues të festivalit “Ditët e Shqiptarit”, tha që fillimisht ideja për organizimim e këtij festivali ka ardhur nga njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët vendosën të bëhen bashkë për të kontribuar për Gjakovën.

“Njerëzit e vullnetit të mirë u bënë bashkë për të kontribuar në mënyrën më të mirë të mundshme për qytetin e traditës, të kulturës, të Historisë, për Gjakovën, ku fillimisht u themelua ‘Fondacioni për Gjakovën’ e më pastaj nga ‘Fondacioni për Gjakovën’ doli idea që të bëjmë diçka pikërisht për Gjakovën, dhe pse jo të organizojmë festivalin i cili u emërua ‘Ditët e Shqiptarit’.”, tha fillimisht Varaku.

Varaku po ashtu shtoi që në çdo lokacion ku ka pasur aktivitete të këtij festivali ka qenë i mbipopulluar.

“Pothuajse çdo lokacion ku ka pasur aktivitete të festivalit ‘Ditët e Shqiptarit’ ka qenë i mbipopulluar, dhe kjo na bënë të jemi jashtëzakonisht të këaqur. Duhet ta cekim me patjetër që kanq qenë aktiv një numër i madh vullnetarësh të cilët kanë kontribuar duke prezantuar festivalin dhe duke e bërë punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme.”, shtoi Varaku, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, e pyetur se cilat kanë qenë përshtypjet e vizitorëve të festivalit, Varaku potencoi që të gjitha komentet kanë qenë pozitive.

“Në bisedat që i kemi pasur me të pranishmit, kanë reflektuar jashtëzakonisht mirë kundrejt këtij festivali dhe kësaj nisme, madje pyetja më e shpeshtë që na kanë bërë është ‘Kur do të jetë festivali i radhës?’ , përgjigjje të cilën do ta japim shumë shpejtë.”, tha ndër të tjera Varaku.

Theksojmë që për aq netë sa u zhvillua ky festival, qyteti i Gjakovës arriti të shëndrrohej në një pasqyrë përmes se cilës u shfaq kultura dhe indentiteti shqiptar, që ishte edhe synimi i këtij festivali.

Më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë rreth festivalit “Ditët e Shqiptarit” .

/Telegrafi/

Exit mobile version