Telegrafi

Mbyllet dueli i pesë golave në mes të Ganës dhe Koresë së Jugut

Gana ka shënuar fitore sensacionale ndaj Koresë së Jugut me rezultat 3-2 në kuadër të Grupit H në Kampionatin Botëror.

Pas 24 minutash lojë, Mohammed Salisu kaloi ganezët në epërsi, duke i dhënë më shumë motiv skuadrës së tij.

Dhjetë minuta kaluan nga goli i par, Gana ia doli të shënonte edhe të dytin, tani përmes Mohammed Kudus, me Jordan Ayew që ishte asistuesi.

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Koreanët më pas filluan të merrnin dominimin e ndeshjes, duke shënuar për 2-1 me anë të Cho Gue-Sung në minutën e 58-të të takimit.

Ata nuk u ndalën me kaq, dhe Gue-Sung (61′) shënoi edhe të dytin personal, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Mirëpo, Gana e riktheu epërsinë me golin e Kudus në minutën e 68-të, ndërsa Inaki Williams ishte në rolin e asistuesit.

Portugalia është lidere e Grupit H me tri pikë, aq sa ka tani edhe Gana, ndërsa Uruguai e Koreja e Jugut me nga një. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore