Site icon Telegrafi

Mbushuni me energji: Pija “Smoothie” nga banania, molla dhe portokalli

Për këtë pije të freskët dhe të shëndetshme ju nevojiten: një banane, një mollë, lëng portokalli, qumësht.

Përbërësit:

– 1 banane e ngrirë – e qëruar dhe e prerë në rrathë,
– 1 mollë – e qëruar, e pastruar dhe e prerë në copa,
– ½ filxhan lëng portokalli,
– ¼ filxhan qumësht.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të përftoni masë homogjene.

Qiteni shmoothien në gotë, sipas dëshirës mund t’i qitni edhe pak kanellë, ose fara chia, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version