Telegrafi

Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe

Jennifer Loopez konsiderohet si një nga zonjat më të bukura, trupi i saj duket joshës

Jennifer Lopez nuk resht së ngrituri pluhur në publik. Vitet e fundit ka pasur një polemikë të madhe për të pasmet dhe celulitin e saj. Pas fotove të bëra nga paparacët në plazh, njerëzit nuk mund ta besojnë atë që shohin.

Në fakt, Jennifer Lopez duket e përsosur në rrjetet sociale. Forma të mëdha, trup i skalitur, prapanicë e ngushtë, me një fjalë – pa asnjë të metë.

Megjithatë, fotot e paparacëve tregojnë diçka tjetër. Një imazh krejtësisht i kundërt nga ajo që diva latine poston në rrjetet sociale. Celuliti, pak peshë shtesë, papërsosmëritë e ndryshme janë vetëm një pjesë e asaj që mund të shihet në foto.

Lopez ka hyrë në dekadën e saj të gjashtë të jetës dhe me gjithë disa papërsosmëri, trupi i saj duket joshës, transmeton Telegrafi.

Gjithkush ka të drejtë të përdorë photoshop dhe është me të vërtetë një çështje zgjedhjeje e çdokujt.

Megjithatë, shumë femra janë nën stres për shkak të marketingut të trupit të tyre perfekt në rrjetet sociale. Shumica e tyre e krahasojnë veten me yje që kanë bërë korrigjime të shumta estetike dhe pothuajse secila prej këtyre yjeve përdor photoshop.

Do të pajtohemi që mosha i shkon shumë, ajo duket më shumë se e mirë në to dhe se vërtet nuk ka nevojë për photoshop, sepse është krejt normale të kesh ndonjë papërsosmëri.

Kujtojmë se J. Lo e ka siguruar fundin e saj për 27 milionë dollarë marramendëse. /Telegrafi/