Kampionati anglez Liga Premier ka përfunduar me Manchester Cityn kampion të shtetit.
Por skuadra kampione e Anglisë e ka në radhët e veta edhe mbrojtësin e djathtë më të mirë në ligë.
Reprezentuesi anglez Kyle Walker është zgjedhur si mbrojtësi i djathtë më i mirë në Ligën Premier.
Pas tij vije mbrojtësi i Burnleyt, Matthew Lowton ka zënë pozitën e dytë, ndërsa Antonio Valencia është në pozitën e tretë.
Risi në këtë listë është përfshirja e Florent Hadergjonajt, mbrojtësit të djathtë nga Kosova.
Në vitin e tij të parë në Angli, Hadergjonaj ka shkëlqyer duke ndihmuar skuadrën e tij Huddersfield ta siguroj mbijetesën.
23-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje këtë edicion në Ligën Premier ku ka arritur të bëjë dy asistime.
Huddersfield e bleu Hadergjonajn vitin e kaluar nga Ingolstadt për pesë milionë euro. /Telegrafi/