Telegrafi

Mbrojtësin nga Kosova e duan klubet e Serie A

Kastriot Dermaku është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes në futbollin italian.

Mbrojtësi nga Kosova firmosi në sezonin e kaluar një kontratë me Empolin, por pa mundur te debutojë në një ndeshje zyrtare me këtë skuadër për gati gjysmën e sezonit.

Më pas ai zgjodhi të largohej duke u transferuar tek Pavia në janar për të rifituar formën e tij, teksa verë kaloi tek Lucchese.

Edhe pse 24 vjeçari po kalon një formë të mirë, trajneri i Empolit, Giovanni Martusciello, duket se nuk dëshiron t’a rikthejë në skuadër.

Ndërkohë sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dell Sport”, për Dermakun ka disa oferta nga klube të tjera të Serisë A, teksa kartoni i tij vlerësohet 1 milion euro nga Empoli.