Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë në kampionatin italian, Serie A, me skuadrën Hellas Verona.
Hellas Verona ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Serie A.
Kjo epërsi vjen pikërisht si meritë e mbrojtësit të talentuar shqiptar, Marash Kumbulla.
Kumbulla arriti ta tund rrjetën duke shënuar gol të bukur me kokë.
Goli i 19-vjeçarit erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes. /Telegrafi/