Site icon Telegrafi

Mbrojtësi i RB Leipzig shënon autogol qesharak në tentim që t’ia kthejë topin portierit

Kevin De Bruyne është një nga lojtarët që harkon topin më së mirë në futbollin botëror. Aftësia e harkimeve të De Bruyne është aq e mirë sa që e detyroi mbrojtësin Nordi Mukiele të RB Leipzig të shënonte një nga autogolat qesharak, që nuk është parë për një kohë të gjatë.

Vetëm pas gjysmë ore lojë në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve në Etihad, ylli i Man Cityt mori topin në anën e djathtë dhe harkoi bukur në zonë.

Ishte një harkim  i përsosur dhe nuk kishte rëndësi që nuk kishte asnjë shok skuadre në zonën e penalltisë, për ta shfrytëzuar sa më mirë.

Kjo për shkak se Mukiele vendosi të provojë dhe t’ia kthejë topin portieri të tij nga një kënd i vështirë dhe në vend që të zbusë situatën, mbrojtësi francez shënoi një autogol që mund të quhet edhe komik.

Askush nuk e di pse ai vendosi të bëjë një gjë të tillë.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll 3-1, pasi që fillimisht kishte shënuar Nethan Ake, para autogolit.

https://twitter.com/mahrezsznn/status/1438229155515142146

Christopher Nkunku sëhnoi për 2-1, para se Riyad Mahrez të shënonte për 3-1 nga penalltia. /Telegrafi/

Exit mobile version