Site icon Telegrafi

Mbrojtësi i Nantes e rrëzon aksidentalisht gjyqtarin, ky i fundit e godet me këmbë dhe e ndëshkon me karton të kuq (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampionatin francez Ligue 1.

Lideri aktual i Ligue 1, Paris Saint Germain ishte mysafir i skuadrës së Nantes ku triumfuan me rezultat minimal 0-1.

Por në fund të ndeshjes ndodhi një gjë e pa parë deri më tani.

Mbrojtësi i skuadrës vendase, Diego gjatë një vrapimi aksidentalisht e rrëzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Chapron.

Gjyqtari francez nuk e mori me sportivitet rrëzimin e tij por sa ishte i shtrirë në tokë e goditi me këmbë Diegon.

E pasi mbrojtësi i vendasve i kërkoi shpjegim gjyqtarit për gjestin e tij ky i fundit nuk deshi fare të dëgjoj duke e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe duke e përjashtuar.

E pas ndëshkimit me të kuq futbollistët vendas reaguan ashpër por gjyqtari kryesor nuk e ndërroi vendimin e tij.

Video e ndëshkimit me karton të kuq ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version