Neymar është akuzuar nga lojtarët e Marseilles, pasi sipas tyre ai vetë e kërkon atë lloj kontakti, ku gjatë ndeshjes e pësoi disa herë.
Braziliani ishte detyruar ta lëshojë fushën në ndeshjen ndaj Marseilles ku PSG fitoi 3-0.
Ai ka qenë subjekt i tetë ndërhyrjeve të palejuara në 10 minuta.
Mbrojtësi i Marseilles, Jordan Amavi, ka thënë se lojtari vetë kërkon probleme në fushë.
Në një intervistë për RMC ai e ka shpjeguar se pse Neymar e meriton trajtimin e tillë në fushë.
“Ne luanim normalisht kundër Neymar. Por e pamë se ai i kërkonte ato gjëra (ndërhyrjet)”.
“Jam duke e thënë ata që e pash në fushë atë ditë. Ai na priste dhe kur iu afronim e pasonte ose lirohej nga topin në momentin e fundit”.
“Çfarë priste ai? “Personalisht, unë nuk e di, unë mendoj se ai vetë e kërkonte. Ai korri aq që e mbolli”.
Mësohet se lojtarët e Marseilles janë ankuar te gjyqtari gjatë ndeshjes ndaj Neymarit.
Ai u desh ta lërë fushë me barelë, ndërsa ka gjasa shumë të vogla që të jetë në fushë ndaj Real Madridit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4RLP6QUVJnc