Do të dëgjojmë shumë tregime të bukura në Kampionatin Botëror, por njëri ndër ta është ai i mbrojtësit të Islandës, Birkir Mar Saevarsson.
Fansat kanë dëgjuar shumë për trajnerin e Islandës, Heimir Hallgrimsson, i cili është dentist më profesion dhe kishte arritur shumë sukses në Euro 2016.
Por mediat tani kanë hedhur sytë kah Saevarsson, i cili punon një punë normale, në një fabrikë të paketimit të kripës në kryeqytet Reykjavik.
Ai luan për klubin gjysmë-profesional, Valur, në vendin e tij të lindjes.
I pyetur nga AP se pse ai punon punë tjetër përveç futbollit, 33 vjeçari tha se nuk është dembel.
“Unë nuk mund të ulem gjatë gjithë ditës dhe të mos bëj asgjë. Është e mërzitshme dhe kthehesh në një dembel. Nuk dëshiroja të kthehesha në dembel para Kampionatin Botëror”, ka thënë ai.
Megjithëse se luan për vendin e tij, madje ka luajtur çdo minutë me Islandën në Euro 2016, ku shkuan deri në çerekfinale, atij i është dashur të marr pushim në fabrikë që të udhëtojë për në Rusi.
Ai ka marr pushim një muaj në fabrikën e paketimit të kripës.
Saevarsson së bashku me shokët e tij zhvilluan një paraqitje fenomenale kundër Argjentinës, duke e detyruar Messin me shokë të kënaqen me një barazim (1-1).
Islandezët e merituan pikën e fituar ndaj Messit, ndërsa në vitin 2016 kishin bërë njëjtë edhe me Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/