Mbrojtësi i skuadrës ruse FC Rostov, Evgeni Chernov bëri ndoshta dy ndalimet e golit më të mira nga vija e fundit dhe ndihmoi skuadrën e tij të mbetet në krye të Ligës Premier Ruse pas një fitore ndaj Lokomotiv Moskës.
Roston arriti të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Lokomotiva Moska në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier Ruse.
Golat në këtë takim u shënuan nga Anton Miranchuk (81′) për vendasit, ndërsa Eldor Shomurodov (41′, 58′) për mysafirët.
Megjithatë, njëri nga më meritorët në këtë triumf të Rosotovit ishte mbrojtësi Evgeni Chernov.
Chernov u tregua vendimtar në minutat e fundit të ndeshjes, duke shpëtuar gol të sigurt nga vija e fundit në dy kohë brenda disa sekondave.
Fillimisht mbrojtësi rus e hoqi me këmbë nga vija e golit, ndërsa në tentimin e dytë u hodh me shpinë duke ndaluar kundërshtarin të shënoj dhe ia siguroi fitoren 2-1 skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Rostov vazhdon kryesimin në kampionat me 17 pikë, ndërsa Lokomotiva renditet e katërta me 14 pikë. /Telegrafi/