Mbrëmja e jetuar nga Cristiano Ronaldo ishte ajo e së mërkurës mbrëma me 1 shtator, ku u kthyer në një legjendë të padiskutueshme.
Kapiteni i Portugalisë, shënoi dy gola në kohën shtesë duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me ekipet kombëtare (111 gola).
Ai kaloi Ali Deain që kishte 109 me Iranin.
⚽️1⃣1⃣1⃣
🇵🇹 Cristiano Ronaldo = the world record holder for goals scored in international football 🔝#WCQ pic.twitter.com/eWW9Pmg9fs
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 1, 2021
Përveç golave (110 dhe 111) me fanellën e Portugalisë (asnjë si ai), ai kishte edhe kënaqësinë për t’u bërë lojtari evropian me më shumë ndeshje në ekipin kombëtar: 180, sa Sergio Ramos me Spanjën dhe këtë rekord mund ta thellojë.
Ish-ylli i Juventusit nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi për pak sa nuk e goditi në fytyrë kundërshtarin e tij mbrojtësin Dara O’Shea.
"I've already said that I don't chase records, records chase me."
– Cristiano Ronaldo 🐐 pic.twitter.com/vzTZrul9Zc
— Sara🍁 (@sara_2437) September 1, 2021
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai humbi edhe një penallti menjëherë më pas këtij episodi, para se Irlanda të shkonte në pushim me epërsi 1-0 me golin e John Egan.
Cristiano Ronaldo now holds the record for:
◉ Most international goals (111)
◉ Most Champions League goals (134)
◉ Most goals scored all-time for Real Madrid (451)
◉ Most European Championship goals (14)And plenty more.
Record breaker. 🤯 pic.twitter.com/DpWXISLkHA
— Squawka (@Squawka) September 1, 2021
Ronaldo mban edhe rekordin për më së shumti gola në Ligën e Kampionëve gjithsej 134. Po ashtu është top-shënues i një klubi si Real Madridi me 451 gola.
Ronaldo që do të luajë për Manchester Unitedin këtë sezon, po vazhdon të thyej rekorde dhe numri mund t’i rrisë edhe më tutje në ditët në vijim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NBPidHgBdV0&ab_channel=NMComps7