Poezi nga: Johann Wolfgang Von Goethe
Përktheu: Jorgo Bllaci
Një herë pat sunduar
Në Tulësen larg një mbret
Një kupë i kish dhuruar
Kur vdiq mikesh’ e vet.
Sa herë ulje pinte
Nëpër gosti me të
Një pikëz loti i ndrinte
Ne sytë e tij gjithnjë.
Kur erdh’ tek buza e varrit
Kështjella e pasuri
Ja la trashëgimtarit
Po kupën kurrsesi.
Edhe u nis e shkoi
Tek kulla në bregdet
Gostinë e fundme shtroi
Atje për miqt’ e vet.
Në fund të shtrenjtën kupëz
E ktheu dhe në çast
U ngrit e flaku tutje
Në detin me tallaz.
Dhe kur ajo i humbi
Nga sytë përgjithnjë
Ai dha frymën e fundit
E s’piu kurrë më.