Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth II gjithmonë udhëtonte me valixhen që zgjodhi për muajin e mjaltit me Princin Phillip

Mbretëresha ka lënë pas një trashëgimi mbresëlënëse – duke përfshirë të qenit monarkja që ka udhëtuar më së shumti në botë.

Në fakt, gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, ajo vizitoi 120 vende, në gjashtë kontinente.

Kur bëhej fjalë për paketimin për udhëtime, Madhëria e Saj ishte një krijesë e zakonit, duke zgjedhur të njëjtën valixhe që zgjodhi për herë të parë për muajin e saj të mjaltit me Dukën e Edinburgut në vitin 1947.

Në faqen e internetit të kompanisë luksoze britanike të valixheve të lëkurës Globe-Trotter zbulohet se Mbretëresha ishte një fanse e madhe e markës.

“Mbretëresha e Elizabeth II zgjodhi Globe-Trotter për valixhen e saj të muajit të mjaltit në vitin 1947 dhe vazhdon të përdorë ato edhe sot e kësaj dite”, pohoi kompania së bashku me një foto të një kutie kafe me kopsa argjendi ku shkruhej “The Quuen (Mbretëresha)”.

Sigurisht, në shumë nga udhëtimet e saj, bashkëshorti i saj Princi Philip ishte pranë saj, së pari duke iu bashkuar asaj si Mbretëreshë ndërsa ajo nisi një udhëtim 44,000 milje nëpër botë për të shënuar ngjitjen e saj në fron. /Telegrafi/