Poezi nga: Vjollca Bajraj
Mbrëmjeve
Nëpër rrugët e Meksiko-Sitit
Kutërbimi i marihuanës është gjë e zakonshme
I shikoj njerëzit duke shëtitur
Dhe një dritë u shkëlqen në sy
Kushedi çfarë fshihet pas asaj drite
Sa brenga, humbje, halle …
Sa dashuri të vdekura
Sa dyer të mbyllura – të ëndrrave
Në këtë botë të çmendur
Ku çdo ditë vdesin
Ëndrrat e dëshirat
Njeriu i brishtë ose duhet të marrë antidepresiv
Ose marihuanē
Ose të kërkojë një ballkon në katin e shtatë
Dhe të provojë fluturimin e zogut