Site icon Telegrafi

MBRËMË TË PASHË NË ËNDËRR

Poezi nga: Robert Browning
Përktheu: Irena Dono

Mbrëmë të pashë në ëndërr,
Fytyra jote tërheqëse sa kishte ndryshuar!
Të pyeta “Ca dashuri, ca besnikëri e ke ruajtur”?
Ti u përgjigje: “Besnikëria ka firuar, dashuria ka zënë akull”.

Kur u zgjova, një lumturi të dyfishtë ndjeva:
Zgjimi ishte një gjë, pas tij erdhi kjo tjetra,
Edhe pse ndihesha zemërthyer për këtë,
Unë doja të njëjtën gjë.

Exit mobile version