Site icon Telegrafi

MBRAMJE NË PYLL KUR BJEN BORË

Poezi nga: Robert Frost
Përktheu: Besnik Hamiti

I kujt âsht ky pyll û mirë e dí.
Ai në katund rrnon e mban shtëpí;
E s’ka me m’pá që kam ndalue
M’e sodit pyllin e tij me borë mbulue.

Kalushit têm i duket çudi
Që u ndalëm pa kund shtëpi n’afërsi
Midis pyllit e liqenit të ngrimë
Në mbramjen ma të errët të motmotit.

Cingaret e frênit me krye i tundë
Me dvetë mos âsht bâ farë gabimi.
S’nihet zâ tjetër veç fërfllimi
I erës s’lehtë e fjollave të borës

Pylli âsht i hijeshëm, i errët e i thellë,
Por m’duhet me përmbushë premtime shumë,
E udhë të gjatë kam para se me rá në gjumë,
E udhë të gjatë kam para se me rá në gjumë.

 

Exit mobile version