Telegrafi

Mbjellja e flokëve me teknikën FUE

Dr. Besim Hajdari, PhD 
Doktor i Stomatologjisë, Kirurg Maksillofacial
Specialist për operacione plastike/estetike të fytyrës dhe mbjelljen e flokëve FUE/FUT
tel. + 377 44 272 787
e-mail: besimhajdari@gmail.com
www.drbesimhajdari.com

Pasiqë flokët tuaja kanë shumëçka që bëjnë me pamjen tuaj, rënia e tyre shkakton humbjen e vetëbesimit, mbyllje në vete, mungesë të disponimit, sidomos në paraqitjet para të tjerëve. Ndërkaq me rastin e mbjelljes së tyre, vlerësohet se arrihet të kthehet një pamje më rinore si dhe të shtohet vetëbesimi tek ta.

Humbja ose rënia e 100 deri 150 flokëve brenda ditës, në disa faza të ciklit të flokut, konsiderohet normale. Njeriu lind afërsisht me rreth 100000 folikule të cilat i prodhojnë rreth 20 fije flokë, që në një llogaritje të thjeshtë i bie që njeriu të ketë gjatë jetës rreth 2 milion flokë.

Cikli normal i rritjes dhe zhvillimit të flokut kalon nëpër 3 faza kryesore të cilat në tërësi zgjasin 3 deri 5 vjet për t’u përsëritur serish nga e para, dmth, prodhimi i flokut të ri.

Çdo ndikim në këtë cikël të zhvillimit normal të flokut, shkakton humbjen e tyre të përhershme.

Shkaktarët më të shpeshtë të rënies së flokëve:

1. Trashëgimia
2. DHT
3. Stresi psiko-fizik
4. Kequshqyerja – mungesa e hekurit
5. Aparatet për drejtimin e flokëve
6. Sëmundjet e gjëndrës tiroide
7. Disa medikamente, etj.

Sipas studimeve të fundit, sasisë së Dihidrotestosteronit, i mëveshët roli dominues deri në 95% në rënien e flokëve.

Barnat që përdoren sot në industri si ndalues të rënies së flokëve siç janë Finesterid etj., kanë për bazë stopimin e aktivitetit të DHT, e si pasojë e bllokimit të këtij aktiviteti për një kohë të gjatë sjell deri te disfunksionet seksuale permanente, duke e ditur rolin e DHT-së në gjëndrat seksuale.

Operacioni
(FUE-folicular unit extraction)

Kandidat potencial janë të gjithë personat femra apo meshkuj që kanë rënie të përhershme të flokëve.

Fillojmë me konsultimin fillestar, fotografimin dhe planifikimin së bashku me kërkesat e pacientit. Bëjmë shikimin e zonës donore me programin special, për të vërtetuar dendësinë e qimeve në zonën ku merren.

Pastaj vijojmë prerjen e flokëve në pjesën e pasme, aty ku do të merren (zona dhuruese). Zakonisht, pjesa e pasme e kokës, në shumicën e rasteve, ka qime të mjaftueshme dhe, në fund bëjmë larjen e tyre.

Injektojmë një sasi anestezioni lokal (mpihet vetëm vendi):

Fillon procedura e nxjerrjes së secilës folikule (qime), procedurë e cila zgjat varësisht nga sipërfaqja 2 deri në 4 orë.

Pastaj bëjmë një pushim të shkurtër. Asistentët i vendosin qimet e nxjerra nëpër pajisjet speciale (impiantet) për vendosjen e qimeve.

Fillojmë vendosjen e qimeve, varësisht nga sipërfaqja.

Brenda një seance mund të vendosen 1500 deri 3000 folikule. Nëse nuk mjaftojnë, mbetet për ndonjë seancë tjetër.

Pacientit i jepen disa barna t’i përdorë ditëve në vazhdim si dhe këshillohet për mirëmbajtjen.

Operacionet për transplant flokësh kryhen edhe në Prishtinë nga kirurgë dhe ekspertë të cilët kanë vite të gjata përvoje në fushat e tyre përkatëse. /Telegrafi/