Gjatë ditës së djeshme, janë mbjellur 40 pemë të reja në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.
Idrizi ka thënë se rrugëtimi i tyre për një “Vushtrri të gjelbër” do të vazhdoj tutje, shkruan Telegrafi.
“Sot i shtuam qytetit tonë 40 pemë të reja, ndërsa rrugëtimi ynë për një Vushtrri të gjelbër vazhdon edhe ditëve në vijim”, ka thënë ai. /Telegrafi/