Në një hulumtim të realizuar në SHBA kanë marrë pjesë 8880 meshkuj dhe 9071 gra të moshës nga 25 deri në 70 vjet.
Shkencëtarët kanë pohuar se para moshës 40-vjeçare rreth 28.7% e personave të mbipeshë janë detyruar të konsumojnë barna për një varg sëmundjesh, ndërsa në mesin e personave me peshë normale kjo ka qenë 25.2%.
Por, pas moshës 40-vjeçare, në mesin e personave të mbipeshë, 54,6% e tyre kanë konsumuar barna, ndërsa te ata me peshë normale vetëm 39,3%. /Telegrafi/