Telegrafi

Mbipesha shkakton 124 mijë raste kanceri në vit

Këtë e konfirmon edhe një studim i prezantuar në Kongresin Evropian të Onkologjisë, i cili u mbajt para disa ditësh në Berlin.

Sipas Andrew Renehan të Universitetit të Mançesterit, të paktën 124.000 raste të reja kanceri janë shënuar në Evropë gjatë vitit 2008 dhe të gjitha këto raste janë
shkaktuar nga mbipesha.

Dhe shkak për këtë mbipeshë janë zakonet e të ngrënit: shumë ushqime me yndyra, të skuqura, të kripura, sallata pikante, shumë mish, pak fruta dhe perime. Dhe mbi të gjitha, shumë pak sport, sidomos të rinjtë dhe të moshuarit. /SH2/Telegrafi/