Site icon Telegrafi

Mbipesha nis në moshën pesëvjeçare

Studimi, i cili është realizuar me 223 fëmijë, ka treguar se teprica e kilogramëve fillon të “vendoset” që në moshën parashkollore të fëmijës. Rezultatet e fundit tregojnë se së paku një nga katër fëmijë në moshën ndërmjet katër dhe pesë vjeç, ka kilogramë të tepërt ose ka mbipeshë.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo peshë e tepërt në këtë moshë ka ndikim negativ në shëndetin e mëvonshëm të fëmijës, dhe në radhë të parë është e lidhur me paraqitjen e diabetit tip 2.

Exit mobile version