Edhe pse duket si e pabesueshme, shkencëtarët janë t bindur se mbipesha transmetohet me anë të duarve t palara, teshtitjes dhe kollitjes, ndërsa adenovirusi AD-36 sulmon indin dhe shkakton shumimin e qelizave dhjamore që sjell deri te shtimi në peshë.
Një hulumtim i realizuar te minjtë ka treguar se minjtë e infektuar me këtë virus kanë fituar në peshë, shumë më shpejt sesa minjtë e painfektuar, madje edhe kur nuk kishin ngrënë sasi të mëdha të ushqimit.
Ndërkohë një hulumtim i realizuar së fundmi te njerëzit, ka treguar se thuajse një e treta (mbi 30%) e personave me mbipeshë janë bartës të këtij virusi, ndërkaq vetëm 11% e njerëzve me peshë normale e bartin këtë virus.
Virusi hy në mushkëri dhe përhapet në gjithë trupin duke arritur në inde dhe organe të caktuara, siç është mëlçia, veshka, truri dhe indi dhjamor, pohojnë ekspertët nga qendra kërkimore Pennington në Louisiana.
Infeksioni me këtë virus zgjat tre muaj dhe pastaj njerëzit bëhen imun ndaj këtij virusi. Megjithatë duhet cekur se jo të gjithë rastet me mbipeshë janë pasojë e këtij virusi. /Telegrafi/