Një studim i shkencëtarëve amerikanë nga Qendra Biomjeksore për Hulumtime në Pennington, ka treguar se numri i leukociteve është më i madh te meshkujt me tepricë kilogramësh.
Qelizat e bardha të gjakut janë themelore në luftimin e infeksioneve, mirëpo rritja tyre e tepërt mund të jetë edhe shenjë e proceseve inflamatore të lidhura me sëmundjet e zemrës.
Hulumtimet kanë treguar se pjesëmarrësit vullnetarë në studim të cilët kanë pasur peshë të tepërt trupore dhe kanë qenë fizikisht joaktivë, kanë pasur numër të lartë leukocitesh.