Site icon Telegrafi

MBI JETËN E LUME

Poezi nga: Jaime Gil de Biedma
Përktheu: Aurel Plasari

Në një vend të vjetër që s’bën dobi,
si puna e Spanjës mes dy luftërash
civile, në një fshat buzë deti të kem
një shtëpi dhe një pëllëmbë tokë,
ndërsa kujtesë aspak. Pa lexuar,
pa vuar, pa shkruar, pa paguar fatura,
të rroj si sojli i rënë nga vakti
mes rrënojave të zgjuarsisë sime.

Exit mobile version