Ish-ylli holandez i futbollit, Ronald de Boer ka shkaktuar shumë polemika pak para se të hidhej shorti për Kupën e Botës në Katar.
Në emisionin “Jinek” të televizionit holandez RTL, ai foli për 6500 punëtorë të vdekur në Katar.
Sipas Guardian në shkurt të këtij viti, më shumë se 6500 punëtorë që vinin kryesisht nga shtet përreth vdiqën gjatë punimeve të ndërtimit për Kupën e Botës 2022.
“Është vërtet absurde. Të gjithë të vdekurit në këto dhjetë vjet janë “hedhur” në të njëjtën tenxhere. Nuk është e drejtë”.
Dit is werkelijk ongelooflijk. Ronald de Boer, die slavernij, onmenselijke arbeidsomstandigheden en het verlies van 6500 mensenlevens even bagatelliseert en ontkent. #Qatar #bloedaandepaal https://t.co/4A6kAI0lkT
— Bob Maas ❌❌❌ (@BobMaasNL) April 1, 2022
“Njerëzit po vdesin dhe është e trishtueshme, por për shkak të pretendimeve të tilla, të gjithë mendojnë se të gjithë këta njerëz kanë vdekur nga vapa gjatë punëve në stadium, gjë që nuk është e vërtetë”, ka thënë holandezi legjendar.
Megjithatë, është e vështirë të besohet se De Boer ka një qëndrim neutral, sepse vitin e kaluar u njoftua se ai do të jetë ambasador i Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, më saktësisht ambasadori i Komitetit Suprem për Dorëzim dhe Trashëgimi (SC ).
Organizata që menaxhon programet e infrastrukturës për Kupën e Botës FIFA në Katar 2022. /Telegrafi/