Sipas të dhënave të fundit, 6,109 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Serbi
Gjithashtu autoritetet shëndetësore serbe kanë bërë të ditur se 29 persona kanë vdekur.
Aktualisht, 5,589 njerëz janë të shtruar në spital gjersa 186 pacientë po trajtohen me aparate respiratore, raporton b92.
Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 104,097 raste ndërsa shkalla e vdekjeve është 1,07 për qind.
Ndryshe, ky është edhe një rekord ditor sa i përket infektimeve të reja si dhe numrit të vdekjeve. /Telegrafi/