Telegrafi

Mbi 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga flakët në një bllok apartamentesh në Hanoi të Vietnamit

Të paktën 56 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar në një zjarr të madh në një bllok apartamentesh në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Përveç këtyre, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, rreth 37 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, tha policia, duke shtuar se 39 viktima janë identifikuar.

Zjarri i cili ka rënë gjatë natës është shuar, por operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Autoritetet në Hanoi thonë se shumë apartamente të sapondërtuara nuk përmbushin rregullat e sigurisë nga zjarri.

Ndryshe, popullsia e qytetit është katërfishuar në 5.25 milionë në 20 vitet e fundit.

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, por dëshmitarët thanë se ai ka nisur në parkingun e pallatit, i cili ishte i mbushur me motoçikleta.

Banorët përshkruan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë rreth orës 23:00 me kohën lokale të martën dhe më pas panë tym të zi që ngrihej nëpër ndërtesë. /Telegrafi/