Telegrafi

Mbi 50% e prindërve, spiunojnë fëmijët në Facebook

Në këtë sondazh të zhvilluar në Britaninë e Madhe, janë pyetur të paktën 2 mijë prindër, nga të cilët mbi 50% kanë pohuar se survejojnë fëmijët e tyre në rrjetin më të madh social që ekziston, Facebook.

Sipas këtij sondazhi, 5 % pridër të tjerë janë shprehur se do ta bënin një gjë të tillë nëse do të dinin të përdornin mirë Facebook, 11% pohojnë se kanë krijuar një profil të rremë për të kontrolluar fëmijët, 13% se kanë hyrë në ardresat e miqve për të parë aktivitetet e djalit ose vajzës ë tij, 15% pranojnë se kanë tentuar t’i bëjnë miq, ndërsa, 4% që janë refuzuar nga femijët. Mos harroni, mund të ketë edhe persona të tjerë, veç prindërve, që mund t’iu survejojnë./Telegrafi/