Site icon Telegrafi

Mbi 3000 të infektuar me coronavirus dhe 19 të vdekur në Serbi

Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar të dhënat më të fundit rreth pandemisë.

Në 24 orët e fundit, 3,341 raste të tjera infektimi u zbuluan në Serbi, raporton b92.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 19 persona të tjerë vdiqën si rezultat i COVID-19.

Deri më sot, 73.765 raste të infeksionit janë regjistruar ndërsa coronavirusi u ka marrë jetën 955 personave.

Ndryshe, 3,536 raste u regjistruan gjatë ditës së djeshme gjersa 21 njerëz vdiqën. /Telegrafi/

Exit mobile version