Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur në Nigeri.
Mbi 30 tifozë të Manchester United kanë vdekur pas një problemi elektrik në ambientin ku ishin duke e shikuar ndeshjen kundër Anderlechtit.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nigeri, gjatë ballafaqimit mes Manchester United dhe Anderlecht në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Ndryshe, ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të “Djajve të Kuq” pas vazhdimeve duke siguruar kështu gjysmëfinalen në këtë garë.
Nga shorti i hedhur sot (e premte), United mësoi kundërshtarin e tyre, që është skuadra spanjolle, Celta Vigo. /Telegrafi/