Telegrafi

Mbi 270 mijë nënshkrime në peticionin që kërkon përsëritjen e ndeshjes Angli-Kolumbi

Një peticion që i bën thirrje FIFA-s të shqyrtojë dy vendimet kryesore të gjyqtarit dhe përsëritjen e ndeshjes në humbjen e Kolumbisë në Kupës së Botës ndaj Anglisë ka grumbulluar mbi 270,000 nënshkrime.

Kolumbia u mund 4-3 në penallti nga Anglia pasi ndeshja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1 pas 120 minutave lojë në Moskë.

Anglia kishte hapur rezultatin me një penallti të Harry Kane pasi Carlos Sanchez ndërhyri në zonë ndaj sulmuesit të Tottenhamit.

Lexo po ashtu Radamel Falcao: Gjyqtari na dëmtoi, amerikani mbante anën e Anglisë

Pikërisht ky gol i shënuar sipas krijuesve të peticionit erdhi nga një penallti, e cila nuk ekzistoi askund.

Vendimet e gjyqtarit u kontestuan shumë edhe gjatë ndeshjes (Getty Images)

Ky ishte një nga dy incidentet, së bashku me golin e anuluar në vazhdime të sulmuesit Carlos Bacca.

Peticioni, i cili po afron më afër objektivit të saj prej 300,000 nënshkrimesh, i bën thirrje FIFA-s të rishikojë vendimet e gjyqtarit.

Lexo po ashtu Maradona: FIFA e njëjta dhe ende e korruptuar, Kolumbia u eliminua nga gjyqtari  

Sipas tyre ata duhet të rishikojnë vendimet për të “vendosur një precedent për lojë fer, ku mbizotëron një lojë e mirë”.

Ndryshe, Anglia pasi eliminoi Kolumbinë do të takohet me Suedinë në Samara të shtunën për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Telegrafi/