Nëse ju jeni një nga të paktët që refuzojnë të kalojnë në Gmail ose Outlook, por keni mebtur me emailat e Yahoo, llogaria juaj e përdoruesit mund të jetë në shitje për një shumë të majme parash tani.
Një haker i njohur me emrin “Peace”, ka hedhur 200 milionë llogari të Yahoo në shitje në faqet e internetit të errët.
“Peace_of_mind” ose “peace” shet të dhënat private në ueb errët dhe krenohet me vlerësimin dhe kënaqësinë e blerësve që është në 100 për qind.
Peace është një hacker i njohur që më parë shiti miliona llogari të LinkedIn, MySpace, Tumblr dhe Twitter ndër të tjera, dhe duket sikur Yahoo do të jetë caku i tyre i ardhshëm.
Të hënën, Peace ka shtuar 200 milionë llogari Yahoo në dyqanin e saj, dhe shitjen e tyre e bën për 3 bitcoins – ose rreth 1,860 dollarë.