Site icon Telegrafi

Mbi 100 mijë tifozë të Boca Juniors mbërritën në Brazil, një djalosh shpjegon se si i shiti gjëra për të shkuar në ndeshje

Finalja më e fortë e futbollit të Amerikës së Jugut, Copa Libertadores, po zhvillohet në Brazili, nga ku gjatë ditës kishte pamjet të pabesueshme të më shumë se 100 mijë tifozëve të Boca Juniors që mbërrijnë në këtë vend.

Boca Juniors dhe Fluminense po luajnë për titullin më të rëndësishëm të futbollit të Amerikës së Jugut, ku pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të brazilianëve, por në të dytën argjentinasit barazuan.

Siç raportohet nga mediat amerikano-jugore, më shumë se 100,000 tifozë të klubit më të famshëm argjentinas mbërritën në Brazil për të bërë tifo për Bocan e tyre. Megjithatë, vetëm 23,000 bileta iu dhanë fansave të tyre dhe tre të katërtat e tyre do të mbeten në rrugët e Rio de Zhaneiros.

 

Tifozët e Bocas kanë krijuar prej ditësh kaos. Kishte kaos, çrregullim, por edhe pamje virale si një djalë duke qarë dhe duke shpjeguar emocionalisht se si shiti PlayStatio e tij dhe motoçikletën e babait të tij për të shkuar në Brazil.

 

I përlotur shtoi se nuk ka biletë për ndeshjen, por ai jeton për Boca Juniors dhe është i lumtur që gjendet pranë skuadrës.

 

Ndryshe, Fluminense sonte është në kërkim të titullit të parë në Copa Libertadores, ndërsa Boca dëshiron të shtatin. /Telegrafi/

Exit mobile version