Telegrafi

Mbi 1 miliardë video shikohen në Facebook, çdo ditë

Nëse keni dyshime videot e postuara në Facebook nuk shikohen edhe aq shumë, atëherë duhet ta dini se rrjeti më i madh social në botë ka njoftuar se ka arritur tek një shifër e pabesueshme, përkatësisht në 1 miliard çdo ditë.

Për ta rritur edhe më tej këtë shifër, Facebook së fundmi ka bërë ndryshime në video, duke e shtuar edhe funksionin e shikimit automatik të videove, të cilat happen automatikisht, sa herë që ato paraqiten në ekran.

Por ta dëshmuar se Facebook është duke e përqëndruar vëmendjen e saj në video, rrjeti social ka paralajmëruar edhe lëshimin e statistikave për shikimin e videove, për përdoruesit dhe faqet, për tu siguruar që të dhënat për popullaritetin e videove të jenë publike. (Telegrafi)