Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij për mbeturina inerte në skaj të urës në fshatin Topanicë të Kamenicës.
Ai këtë ankesë e ka paraqitur në platformën ndreqe.com, duke i bashkangjitur edhe pamje të asaj zone.
“Mbeturina inerte në skaj të urës së lumit, në Rr. Isuf Morina, fshati Topanicë/Kamenicë”, ka shkruar qytetari.
Ndërsa, në një prononcim për Telegrafin, udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunë të Kamenicës, Florentina Kryeziu ka thënë se ajo pjesë tashmë është pastruar.
“Kjo pjesë përreth urës është pastruar pasi qytetarët kanë hudhur mbeturina inerte gjë që është e ndaluar në këtë pjesë përrreth lumit”, ka thënë Kryeziu.
Madje, Kryeziu në adresë të Telegrafit ka dërguar edhe pamje të pastrimit të mbeturinave në atë pjesë, për të cilën qytetari ishte ankuar. /Telegrafi/