Probleme të shumta me ndriçimin publik dhe të natyrës infrastrukturore kanë raportuar qytetarët e Gjilanit në platformën Ndreqe.
Dëmtimi i llambave nëpër hapësirat publike del të jetë problem mjaft i madh për qytetarët e komunave të ndryshme të Kosovës.
Raportimi i plotë https://ndreqe.com/report/7560
Qytetari raporton se në lagjen Afërdita në Gjilan (afër tunelit), prej katër muajsh është dëmtuar ndriçimi, duke ua vështirësuar qytetarëve lëvizjen gjatë natës.
Derisa për një tjetër qytetarë të Gjilanit jo më pak problematik mbetet edhe dëmtimi i ulëseve në park.
Raportimi i plotë https://ndreqe.com/report/7562
Por problem tejet madhor si për Gjilanit ashtu edhe gjithë Kosovën mbetet numri i madh i mbeturinave nëpër vende publike.
Një rast të tillë në ndreqe.com e ka raportuar edhe një qytetar në Gjilan, i cili ka shfaqur mbeturinat e hedhura skaj rrugës që e kanë ndotur mjaft shëmtuar ambientin.
Raportimi i plotë https://ndreqe.com/report/7563
Pa vëmendjen e qytetarëve të Gjilanit nuk ka kaluar as dëmtimi i trotuareve.
Raportimi i plotë https://ndreqe.com/report/7564
Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.
Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.
Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/