Site icon Telegrafi

Mbeturina afër lumit ‘Morava’ në Kamenicë, komuna thotë se do të pastrohen në ditët në vazhdim

Dy ankesa janë adresuar për shkak të mbeturinave afër lumit “Morava”, në Kamenicë.

Shqetësimin për këtë, qytetarët e kanë adresuar në platformën ndreqe.com, derisa kanë publikuar edhe pamje të gjendjes afër lumit “Morava”.

Mbeturina afër lumit Morava”, shkruan një qytetar, derisa edhe një tjetër ka shkruar për të njëjtin problem.

Mbeturina në skaj të rrugës për te Joni Ranch, afër lumit Morava”, ka shkruar ai.

Telegrafi ka kontaktuar me udhëheqësen e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Kamenicës, Florentina Kryeziu e cila tha se në ditët në vazhdim do të filloj pastrami i mbeturinave.

“Në ditët në vazhdim pritet që të filloj pastrimi i mbeturinave sepse aktualisht për shkak të reshjeve të mëdha të shiut është pothuajse e pamundur”, tha Kryeziu për Telegrafin. /Telegrafi/

Exit mobile version