Site icon Telegrafi

Mbetet pa para shkaku që është në proces të divorcit, ish partnerja e yllit argjentinas ia shet fanellën dhe medaljen e Kupës së Botës

Yesica Frias, ish-bashkëshortja e Exequiel Palacios, lojtar i kombëtares së Argjentinës, ka vendosur të shes një nga bluzat e mesfushorit dhe medaljen e tij si kampion bote që të mbledh parat për kryer pagesën e shtëpisë së saj, që ndodhet në qytetin Tigre të Buenos Aires.

Futbollisti i Bayer Leverkusen, Palacios dhe Yesica u bën bashkë në vitin 2018, u martuan në vitin 2021 dhe tre vjet më vonë, në 2024, janë në proces divorci.

Gruaja zbuloi në programin “Socios del Espectaculo” se do të ishte e gatshme të shiste pasuritë më të çmuara të futbollistit për të mbledhur paratë e nevojshme për të paguar shtëpinë.

Pa hezituar ajo deklaroi: “Kështu do të bëj. Unë do të nxjerr në ankand gjithçka për ta paguar”.

Disa orë pasi deklaroi këtë gjë, Frias i hyri punës dhe në llogarinë e saj në Instagram, tregoi se shiti fanellën që lojtari mbajti në finale të Kupës së Botës dhe medaljen e titullit të kampionit.

“Blerësi i fanellës së parë. Një pagesë më pak”, ka shkruar gruaja e lojtarit që pozoi me blerësin e fanellës me numrin 14.

Më vonë një blerës tjetër, postoi një foto me medaljen e varur në qafë.

Frias thotë se e ka të vështirë të punojë pasi që për katër vite e shoqëroi Palacios në karrierën e tij që nisi në River deri në Bayer Leverkusen dhe kërkon atë që i takon dhe kanë ndërtuar së bashku. Ajo thotë se ishte shtatzënë dhe abortoi shkaku i presionit të familjes së lojtarit.

“Unë jam duke marrë ilaçe për depresionin dhe ankthin, marr pilula gjumi sepse nuk mund të fle më shumë se tre orë”.

“Unë po i kërkoj vetëm atë që më takon mua, atë që bëmë së bashku dhe do ta firmos divorcin”, deklaroi Frias.

Lojtari ende nuk ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version