Telegrafi

I mbërthyer në lot – Son e përjetoi rëndë humbjen e finales së Spurs ndaj Cityt

Heung-Min Son është shndërruar edhe një herë në fytyrën më pikëlluese të rrjeteve sociale.

Lojtari kroeano-jugor e ka përjetuar rëndë humbjen e Tottenhamit në finalen EFL Cup përballë Cityt.

Një gol në minutat e fundit nga Aymeric Laporte, bëri që Citizens të fitonin trofeun që ndryshe njihet edhe si Carabao Cup.

Lexo po ashtu City fiton trofeun e parë për këtë edicion - mposht Tottenhamin në finalen e EFL Cup

Pas përfundimit të takimit, Son u gjunjëzua, duke shpërthyer në lot, e që padyshim se ishte një moment pikëllues edhe për fansat e futbollit.

Phil Foden e Ilkay Gundogan shkuan ta ngushëllonin koreano-jugorin, që nuk pajtohej asesi me dështimin për të marrë trofeun. /Telegrafi/