Heung-Min Son është shndërruar edhe një herë në fytyrën më pikëlluese të rrjeteve sociale.
Lojtari kroeano-jugor e ka përjetuar rëndë humbjen e Tottenhamit në finalen EFL Cup përballë Cityt.
Një gol në minutat e fundit nga Aymeric Laporte, bëri që Citizens të fitonin trofeun që ndryshe njihet edhe si Carabao Cup.
Pas përfundimit të takimit, Son u gjunjëzua, duke shpërthyer në lot, e që padyshim se ishte një moment pikëllues edhe për fansat e futbollit.
Phil Foden e Ilkay Gundogan shkuan ta ngushëllonin koreano-jugorin, që nuk pajtohej asesi me dështimin për të marrë trofeun. /Telegrafi/
Sad Sonny 🥺 pic.twitter.com/cxv48MS4Nn
— ESPN FC (@ESPNFC) April 25, 2021