Një nga temat më të përfolura në ditët e fundit në futboll ishte ndërhyrja e Edinson Cavanit në Neymarin gjatë miqësores Brazil-Uruguai.
Dyshja më herët kanë pasur marrëdhënie të acaruara dhe ka mjaftuar kjo të flitet për prishje të raporteve mes dyshes së Paris Saint Germainit.
Për gjithë këtë u pyet edhe Kylian Mbappe dhe francezi zbulon se ylli brazilian e ka marrë me sportivitet ndërhyrjen e Cavanit.
https://www.youtube.com/watch?v=J1_lKnMWapE
“Ia dërgova videon Neymarit në WhatsApp, ai qeshi”, ka thënë Mbappe i pyetur për rastin në fjalë.
“Nuk është asgjë. Ishte thjesht një ndërhyrje, ata ishin duke luajtur për vendet e tyre dhe kanë bërë gjënë duhur”.
“Ata nuk u kursyen, nëse aty është një top për t’u fituar, duhet të shkosh për atë”.
“Kjo nuk do t’i ndalojë ata të përqafojnë njëri-tjetrin teksa shënojnë gola për PSG-në”, ka shtuar Mbappe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=t0mO3tfbu2U