Kyilian Mbappe theu rekordin e Lionel Messit si lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola në Ligën e Kampionëve.
Me golin e djeshëm ndaj Juventusit në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Mbappe shënoi golin e tij të 40-të në këtë garë.
Ai e bëri këtë gjë në moshën 23 vjeç e 316 ditë, duke kaluar kështu Messin që e arriti këtë shifër në 24 vjet e 130 ditë, shkruan Goal.
Francezi mbante gjithashtu rekordin e lojtarit më të ri që ka shënuar 15, 20, 25 dhe 30 gola në Ligën e Kampionëve, por shumica e këtyre shifrave janë thyer nga sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland.
Norvegjezi është aktualisht 12 gola pak dhe ka 19 muaj për të thyer rekordin aktual të Mbappes. /Telegrafi/