Me golin e shënuar ndaj Borussias së Dortmundit, ai çoi në pesë rrjetat e tundura në fazën me eliminim direkt të turneut, duke u bërë lojtari më i ri që e arrin këtë shifër në moshën 18 vjeç e katër muaj.
Njëkohësisht, ai u bë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që ka shënuar në të katër ndeshjet e para me eliminim direkt të turneut, pasi ka realizuar si në të dy ndeshjet kundër Manchester Cityt, ashtu edhe në të dy takimet kundër Dortmundit.
https://www.youtube.com/watch?v=2H3J_nL9hJw
Që tani, ai ka realizuar në fazën me eliminim direkt të turneut po aq gola sa Antonie Grizmann.
Ndërsa i mjafton të shënojë edhe një herë tjetër për të arritur emra si Syvian Wiltord, David Trezeguet e Franck Ribery që kanë luajtur rregullisht në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. /Telegrafi/