Telegrafi

Mbappe shënon dy herë, PSG merr fitoren e radhës

PSG mori fitore si mysafir ndaj Angers me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 32-të Ligue 1.

Ndeshja nisi shmë mirë për parisienët që shënuan që në start.

Juan Bernat asistoi te Kylian Mbappe i cili shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, sërish me Mbappen që shënoi pas asistimit të Lionel Messit.

Deri në fundin e ndeshjes nuk kishte më gola të tjerë, kur Angers shënuan me Sada Thioub për 2-1.

PSG është lider dhe afër titullit të kampionit me 75 pikë. /Telegrafi/