Site icon Telegrafi

Mbappe rrit spekulimet për të ardhmen, largon Monacon nga Twitteri (Foto)   

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka fshirë klubin e tij nga profili i tij në Twitter dhe kjo ka bërë që të intensifikojë spekulimet për të ardhmen e tij.

18-vjeçari francez është lidhur me transferimin e rekordit botëror në disa nga klubet më të mëdha të Evropës, ku PSG dhe Real Madrid kanë interes të veçantë.

Lexo po ashtu Agjentët e njohur Raiola dhe Mendes i bëjnë presion Mbappes, por francezi i refuzon!

Mbappe është nën kontratë te Monaco deri në vitin 2019 dhe ka thënë se nuk do të marrë vendime për të ardhmen e tij derisa të kthehet nga pushim veror.

Pavarësisht nga paraqitja e tij në lansimin e fanellave të reja të klubit, Mbappe ka pastruar biografinë e tij Twitter, duke larguar gjithashtu edhe ‘Nike Football’ dhe ekipin kombëtar të Francës nga profili i tij.

A tregon kjo lëvizje një transferim të ardhshëm, apo Mbappe thjesht dëshiron që faqja e tij Twitter të duket më e pastër? /Telegrafi/

Profili i Mbappes para: 

Profili i Mbappes pas: 

Exit mobile version