Site icon Telegrafi

Mbappe refuzoi të bënte foto me shokët e tij te Franca – shkak kontratat e tij

Mediat franceze raportojnë se futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe, ka bërë të ditur se nuk do të fotografohet me pjesën tjetër të kombëtares përpara Kupës së Botës në Katar.

Sesioni fotografik i ekipit është planifikuar për të martën, dhe sipas mediave, Mbappe e hodhi poshtë idenë për shkak se Federata Franceze e Futbollit nuk arriti të modifikojë karakterin dhe kontratën e punës që sulmuesi ka me një nga sponsorët e tij.

Pavarësisht kësaj, ekipi i marketingut të Federatës Franceze të Futbollit njoftoi se sesioni fotografik të martën do të zhvillohet pa yllin më të madh të kombëtares dhe skuadra e Mbappes deklaroi se ndjen keqardhje që “nuk u arrit një marrëveshje”.

Francezët gjithashtu shtojnë se kjo nuk është hera e parë që Mbappe bën gjëra të ngjashme, pasi ai gjithashtu refuzoi një fushatë marketingu nga Federata Franceze e Futbollit në mars.

E gjithë kjo për shkak të marrëveshjes që sulmuesi ka me kompani të ndryshme për të drejtat e imazhit, e që për të paguajnë miliona euro.

Në këtë drejtim Mbappen nuk do ta shohim në foto dhe postime në rrjetet sociale, por ai patjetër do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Austrisë dhe Danimarkës. /Telegrafi/

Exit mobile version